02.06.2020 - 14:22
INGREDIENTËT
- Rukola
- Patëllxhanë
- Spec
- Kërpudha
- Fileto pule
- Kripë
- Piper
- Pluhur hudhre
- Vaj ulliri
- Uthull
UDHËZIMET
- Në fillim lani, pastroni dhe prisni perimet sipas dëshirës.
- Në një enë hidhni erëzat dhe pak vaj ulliri dhe marinoni filetot.
- Merrni kërpudhat dhe skuqini në një tigan me pak vaj ulliri deri sat ë zbuten pak.
- Perimet e tjera marinojini me erëzat dhe vajin dhe futini në zgarë.
- Pasi perimet janë pjekur nga të dyja anët hiqini nga furra dhe lërini mënjanë.
- Merrni filetot dhe futini në zgarë për 10-15 minuta.
- Pasi janë pjekur i bashkoni me perimet dhe kërpudhat në enën ku doni ti servirni.