03.06.2020 - 16:41
INGREDIENTËT
- 5 fileto të mëdha pule
- 1 thelpi hudhër e grirë imët
- 6 asparagë mesatar
- 2 feta djathë
- 2 filxhanë me kërpudha
- 1 lugë gjelle me uthull molle
- ¼ e qepës e grirë imët
- ¼ lugës me kripë
- 1/8 lugës me piper të zi
UDHËZIMET
- Ngrohni furrën në 200 gradë Celsius. Brenda vendosni një tavë ku keni shtruar më parë një letër kuzhine.
- Marinoni filetot e pulës me kripë, piper, hudhër dhe qepë.
- Vendosni nga një asparag në secilën fileto dhe rrotullojini. Brenda i vendosni djathin dhe i skuqni në një tigan.
- Ndërkohë në një enë kombinoni kërpudhat, uthullën, hudhrën dhe kripën. I trazoni mirë dhe shtojani sipër pulës.
- Tani hiqini nga zjarri, mbështillini me letër alumini dhe i vendosni për t’u pjekur, rreth 20 minuta.
- Hiqeni letrën e aluminit. Lërini të piqen edhe 20 minuta të tjera. Në fund e shërbeni të ngrohtë, ju bëftë mirë!