MENU
klinika

Rama: Përfitojnë 771 familje

Fillon dhënia e granteve të para të rindërtimit në Kamzë

24.06.2020 - 10:22

Kanë filluar dhënia e granteve të para të rindërtimit edhe në Kamëz pas Shijakut dhe Tiranës.

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije përmes një video-live në ‘Facebook’ se janë 771 familje që do të përfitojnë në Kamzë drejtpërdrejt nga pagesat për riparimin e dëmeve.

Ndërsa priten edhe Bashkitë e tjera të prekura nga tërmeti të plotësojnë listat dhe të fillojnë me grantet. Sa i përket Bashkisë së Durrësit pritet të fillojë me grantet e para për Rindërtimin në muajin korrik.