MENU
klinika

"Clinton: Guri i Rugovës"

Fjalimi historik në Kuvendin e Kosovës

12.06.2020 - 18:35

       Bill Clinton, do të mbetet përgjithmonë, në historinë e popullit të Kosovës e mbarë popullit shqiptar. E paçmueshme ndihma dhe kontributin i madh nga ana e tij, në luftën për liri dhe pavarësi, anës tjetër të kufirit…/Konica.al

Në vitin 2009, kur ish-presidenti i Amerikës, erdhi në Kosovë, mbajti një fjalim të fuqishëm në Parlamentin e Kosovës, duke e nisur fjalimin me një kujtim që kishte me Presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

“Dua ta përkujtoj ish-presidentin Rugova, i cili ishte një njeri i shkëlqyeshëm. Kuj­toj dhuratën që ai më ofroi, një gur unik, gjysmëkristalor. Ishte ky gur që u bë i njohur edhe në Shtëpinë e Bardhë, si “Guri i Rugov­ës” në kohën që merreshim me problemet e Kosovës… Presidenti Rugova, më dha këtë kristal të bukur. Unë ia shpjegova, se jam rritur në një vend që, në aspektin gjeologjik ngjan me Kosovën. Vendlindja ime, Arkanzasi, ishte burimi më i madh i krista­leve të papërpunuara. Kur ia tregova presidentit Rugova, atëherë ai tha: – Ti duhet të na ndihmosh, meqenëse kemi një pikë të përbashkët, sepse është fati i tillë” – kishte treguar Clinton.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Fjalët e fundit që dëgjova prej tij"

Dritëro Agolli: Kur në Kosovë takova Azem Shkrelin

Ati Themeltar i shtetit të Kosovës

Kur Ibrahim Rugova u votua si President