MENU
klinika

Vetëm në Europë do garohet?

Formula 1 anulon përfundimisht 3 gara

12.06.2020 - 10:25

Shpresat ishin të mëdha, por gjithçka mori fund shumë shpejt. Çmimet e Mëdha të Japonisë, Singaporit dhe Azerbajxhanit nuk do të jenë pjesë e sezonit aktual të Formula 1 për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Vendimi zyrtar u mor paraditen e sotme nga drejtuesit e lartë të Formula 1, të cilët pas konsultave me emisarët e pistave doli në përfundimin që nuk ishte e mundur mbajtja e tyre për shkak të pasigurisë globale.

Tre Çmime historike që përjashtohen nga kalendari i Formula 1, që aktualisht ka konfirmuar 8 garat e para, të gjitha në kontinentin Europian. Përjashtim bën Azerbajxhani, i cili është edhe një nga shtetet që paguan më shumë për të mirëpritur një garë të këtyre niveleve.

Por, duket se kalendari do të zgjerohet me shumë gara të tjera, me Bahreinin që është e gatshëm të hap kufinjtë për të pritur një garë të Formula 1. Kandidaturë që pritet të gjej simpatinë e organizatorëve, ku kushtet financiare që të siguron shteti i Emirateve të Bashkuara do të mbushte disi gropën e humbjeve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga 4 korriku, deri më 6 shtator

Formula 1 konfirmon kalendarin e 8 garave