MENU
klinika

Nga 4 korriku, deri më 6 shtator

Formula 1 konfirmon kalendarin e 8 garave

02.06.2020 - 11:04

Ajo që flitej prej ditësh në Formula 1 është zyrtarizuar ditën e sotme, përfshi edhe pistën e Silverstone. Përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në “Tëitter”, Formula 1 ka bërë publike kalendarin e sezonit 2020.

Ky kalendar për momentin është i cunguar dhe në të janë paraqitur vetëm 8 garat e para. Sezoni, ashtu sikurse ishte parashikuar, do të nisë më 5 korrik në pistën austriake të “Red Bull Ring”. Në këtë pistë, 7 ditë më vonë do të zhvillohet edhe gara e dytë sezonale.

Tetë garat e publikuara deri më tani do të zhvillohen të gjitha të Europë (gara e tetë, më 6 shtator, në Itali). Formula 1 bën me dije se garat e tjera do të bëhen publike në javët në vijim, pasi të rakordohen me pistat e tjera.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN