MENU
klinika

Zonja e pronarit të MERCEDES, donte ta blinte...

Fotografitë: Fshati shqiptar që mahniti gruan e princit Çarls

11.06.2020 - 16:52

        Auron Tare – historian, anëtar pranë Komisionit Shkencor në UNESCO dhe kreu e themeluesi i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit – e cilësoi Qeparoin, si “ndoshta, fshatin më të bukur që ka Shqipëria” dhe u kthye shumë pas në kohë, duke iu referuar një takimi kur në Qeparo, u mblodh “gjysma e ekonomisë europiane”.

“Në klubin e fshatit, ishte gjysma e ekonomisë europiane. Ishte pronari i Benz Mercedes, ishte Mak Getty i famshëm i naftës, ishte Johnny Pigozzi, presidenti i Citrown” – tha ai i ftuar në “Opinion”.

Tare, rrëfeu se e pranishme qe edhe Camilla Parker Bowles, bashkëshortja e tanishme e princit Charles, dukesha e Cornwall-it.

“Interesante ishte që asnjë prej banorëve të fshatit, nuk i njohu,” – tregoi Tare, i cili shtoi se, gjatë një takimi në Londër, Camilla e kujtonte si histori shumë të veçantë.

Auron Tare tha se në atë kohë, gruaja e pronarit të Mercedes-it kërkoi të blinte të gjithë fshatin, ta kthente në koloni artistësh dhe ta shndërronte në një vend të denjë për kinemanë dhe turizmin, por “fati nuk shkoi në drejtimin e duhur”.

Qeparoi është pjesë e Rivierës shqiptare i pozicionuar në komunën e Himarës, Vlorë. Emri mendohet se vjen nga fjala greke “kipos” që do të thotë kopsht.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Washington Post" për Shqipërinë

Në Shqipërinë e traditave të lashta


Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen