Është momenti i tij, por ndoshta e tepron me disa deklarata dhe natyrisht që ka edhe kritika për mënyrën e krahasimit. Por boksieri britanik Tyson Fury mendon se është më i miri i të gjitha kohërave.
Fury ka dhënë një intervistë duke lëshuar deklarata arrogante, të cilat nuk janë pritur mirë nga tifozët e boksit. “Harrojeni Mike Tyson, Muhammad Ali, Joe Louis, Lennox Lewis, George Foreman, Ken Norton, Rocky Marciano, Flyod Patterson, Gene Tunney dhe Jem Mace John L. Sullivan, nëse ktheheni pas nga fillimi, askush prej tyre nuk mund të mposhtë Gypsy King.
Në asnjë kohë, në mijëra vite, nuk ka qenë asnjë boksier i peshave të rënda që mund të mposhtë mua. Jam shumë i fortë, jam shumë i mirë dhe asnjë nuk mund të më mposhtë. Kam shumë stile për ta dhe mund t’ia dal shumë mirë”, – u shpreh Fury.