“60 Mintues” është revista e lajmeve më e ndjekura në Amerikë, që transmetohet në televizionin CBS. Gazetari i mirënjohur amerikan Scott Pelley, kishte realizuar një reportazh për krimet serbe në Gjakovë.
Kur NATO filloi bombardimet mbi Jugosllavinë, askush nuk e dinte se çfarë po ndodhte brenda Kosovës. Kishte rrëfime për masakra, por vendi ishte izoluar dhe mbretëronte terri informativ. Tani ka një provë gjithnjë në rritje se terrori ishte më i keq se që mendohej. Gjykata Ndërkombëtare për Krimet e Luftës po përpiqet të ngritë një akuzë kundër Presidentit serb Slobodan Millosheviç. Kjo tingëllon si një rast për FBI-në dhe pikërisht këtë e bëri gjykata. Kosova, tani është hetimi më i madh i vrasjeve në historinë e FBI-së. – kështu e fillon reportazhin në 60 Minutes, gazetari Scott Pelley.
Kjo është skena e krimit, vendi ku FBI ka fokusuar hetimet. Qyteti i Gjakovës, apo ajo çfarë ka mbetur prej tij, ka qenë një komunitet më 70,000 mijë banorë.
Pothuajse të gjithë shqiptarët, përjetuan një fushatë tremujore terrori, të vrasjeve nga policia dhe ushtria serbe.
Reportazhi i plotë sjellë nga FM Images Albania:
Sot, refugjatët që kanë ikur po kthehen në shtëpi, por ky është një qytet që ata nuk e njohin më. Ky është një vend, ku të gjithë kanë humbur dikë.
Në natën e parë të bombardimeve të NATO-s, serbët filluan spastrimin e Gjakovës. Këtu policia serbe dogji qendrën e vjetër të qytetit, duke djegur dyqanet dhe shtëpitë e shqiptarëve kosovarë. Shqiptarët që ishin fshehur në bodrume u nxorën zvarrë në rrugë dhe u ekzekutuan. Të tjerë u dogjën të gjallë.
Sot, qyteti i Gjakovës është shndërruar në një varr masiv. Çdo ditë, gjatë gjithë ditës, familjet vijnë për të gjetur të vdekurit. Në varrezat, ata tërheqin trupa të panjohur nga toka, një nga një, duke kërkuar për motrën, nënën, babain, apo një mik. Nasmi Hoxha, po kërkon vëllain e tij më të vogël.