MENU
klinika

Serie A, Java 25

Inter rigjen dyshen Lukaku-Martinez që në ristart

21.06.2020 - 22:45

Inter e ka rinisur me fitore, duke rikuperuar javën e 25-të dhe tashmë është përkatësisht 6 pikë dhe 5 pikë larg vendit të parë dhe të dytë. Zikaltrit fituan 2-1 në “San Siro” ndaj Sampdoria-s.

Lukaku, pas një manovre model me disa prekje dhe sidomos me Lautaro Martinez, që me thembër ka pasuar për belgun, i cili ka kombinuar me danezin Eriksen, që ia ka kthyer topin dhe sulmuesi e ka pasur të lehtë të realizojë. Lukaku ulet në gjunjë, kjo ndodhi në minutën e 10-të.

Interi ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Sampdorias në një pjesë të parë të dominuar totalisht dhe me një Eriksen në superformë. Është Lautaro Martinez ai që u përgjigjet kritikave me një rrjetë në 33’.

Në pjesën e dytë, Sampdoria ka arritur të ngushtojë diferencën. Miqtë kanë kapur në befasi mbrojtjen zikaltër dhe kanë çuar shifrat në 2-1 me Thorsby-n në minutën e 53-të. Gjithsesi, pavarësisht se kishte shumë kohë, rezultati nuk ndryshon.