MENU
klinika

Vendimi i Gjykatës

Ish-futbollisti i Kombëtares mbetet në arrest shtëpie

14.06.2020 - 21:22

Në fushë ka shkëlqyer me numrin 10, por jeta private ka pasur oshilacione të mëdha. Klodian Duro do të vazhdojë të qëndrojë në arrest shtëpie, pasi gjykata ka vendosur që të mos ndryshojë masën e sigurisë të ish-futbollistit të përfaqësueses shqiptare.

Duro u arrestua në fundin e muajit mars nga policia e do të vazhdojë të qëndrojë në arrest shtëpie derisa të merret vendimi përfundimtar për çështjen e tij. Ndaj Duros u ngrit kallëzim nga ish-bashkëshortja e tij, e cila e kishte akuzuar për dhunë dhe përndjekje atë.

Policia shkoi dhe gjeti futbollistin pranë banesës, në një periudhë kur edhe nuk lejohej një gjë e tillë për shkak të karantinimit si pasojë e koronavirusit. Që asokohe ndaj tij u dha masa arrest shtëpie, të cilën Duro e apeloi nëpërmjet përfaqësuesve të tij ligjorë.

Por Gjykata e Apelit ka dhënë së fundmi një tjetër vendim ndaj ish-lojtarit të përfaqësueses shqiptare duke rrëzuar kërkesën e tij. Kësisoj, Duro do të jetë në arrest shtëpie si masë sigurie derisa të mësohet vendimi përfundimtar i Gjykatës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ish-futbollisti i Kombëtares

Gjykata merr masën për Klodian Duron