MENU
klinika

Ish-futbollisti i Kombëtares

Gjykata merr masën për Klodian Duron

28.03.2020 - 20:26

Tri ditë më parë Policia e Tiranës arrestoi ish-futbollistin e Kombëtares shqiptare, Klodian Duro, pasi kishte thyer urdhrin e mbrojtjes ndaj ish-bashkëshortes duke shkuar në banesën e saj.

Sot Gjykata e Tiranës e ka liruar nga paraburgimi dhe ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj Duros. Ndërkohë avokati i tij tha në seancë se Duro ka vajtur në banesën e ish-bashkëshortes për të takuar vajzën.

“Ata janë në proces divorci dhe çështja ndodhet në Apel. Ish-bashkëshortja nuk e ka lejuar që të takojë vajzën. Më datë 21 vajza ka pasur ditëlindjen dhe ish-bashkëshortja nuk e ka lejuar”, – ka thënë avokati Erjon Kullolli. Sipas tij, Duro i ka siguruar ushqime për vajzën e tij, por nuk e ka takuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN