MENU
klinika

Foto

Jo më ndërtesa mbi 500 m, si do jetë Kina e së ardhmes

07.06.2020 - 11:30

Kina ka ideuar strategjinë e re për ndërtesat në vend, ku është parashikuar qartë që nuk do të ketë më projekte të kopjuara dhe as ndërtesa mbi 500 metra.

Modelet e reja të ndërtesave nuk duhet të jenë plagjiaturë dhe qiellgërvishtësit nuk duhet të kalojnë 500 m. Ky është urdhri më i ri i nxjerrë nga qeveria kineze për arkitektët, pronarët dhe planifikuesit urbanë.

E cilësuar si një “epokë e re” për arkitekturën në Kinë, kjo strategji gjithashtu propozon masa të tjera spastrimi, me qëllim që modelet e reja të mishërojnë frymën e rrethinës së tyre dhe të nxjerrin në pah karakteristikat kineze.

Kufizimet për sa i përket ndërtesave të larta po zbatohen tashmë në vende si Pekini dhe një direktivë e qeverisë kineze në vitin 2016 parashikonte fundin e ndërtesave të ekzagjeruara, të çuditshme. Ky udhëzim i ri i nxjerrë nga qeveria kineze, nuk është asgjë tjetër veçse një zyrtarizim i ndryshimeve që tashmë ishin në zhvillim e sipër.