MENU
klinika

Arrihet marrëveshja

Joshua-Fury, dy kampionët në dy duele radhazi

10.06.2020 - 20:28

Dy boksierët britanikë Anthony Joshua dhe Tyson Fury kanë arritur një marrëveshje për dy duele, sipas promotorit Eddie Hearn. Kampionët kanë zhvilluar negociata për një përballje për titullin e kampionit të botës të peshave të rënda dhe tani duket se kanë arritur marrëveshjen për dy super ndeshje.

“Kemi bërë një progres të madh”, – ka thënë promotori i Joshua-s, Eddie Hearn për Sky Sport. “Ka vetëm disa pengesa të vogla për të kaluar. Po punojmë për të përcaktuar vendin dhe datat. Ne kemi ndeshjen e detyrueshme me Dillian Whyte, që do të zhvillohet përpara.

Mund të thuhet se Joshua dhe Fury kanë arritur një marrëveshje për termat financiar. Do të jetë ndeshja më e madhe në historinë e boksit britanik. Dy boksierë shumë të ndryshëm, që kanë stile të ndryshëm, që kanë patur eksperienca të ndryshme dhe që janë rimëkëmbur pas vështirësive”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sfida e dy boksierëve britanikë

Joshua i ofron miliona Furyt për një duel