MENU
klinika

Sfida e dy boksierëve britanikë

Joshua i ofron miliona Furyt për një duel

17.04.2020 - 20:54

Pasi mposhti në revansh meksikanin Ruiz, boksieri britanik Anthony Joshua, kampion bote në peshën e rëndë në kategoritë WBA, WBO dhe IBF, është gati të paguajë 8 milionë patriotin e tij Tyson Fury, në mënyrë që ata të zhvillojnë një përballje mes tyre.

Kjo sfidë parashikohet do të zhvillohet me dyer të mbyllura për shkak të coronavirus. Një duel që do të unifikonte titujt kampionë bote në peshën e rëndë. Fury, i pamposhtur në karrierën e tij (30 fitore e 1 barazim) mban titullin e kategorisë WBC.

Joshua konfirmon se do ta ketë të vështirë të duelojë në një stadium të boshatisur, por për të unifikuar titujt është gati të bëjë çdo sakrificë. Madje edhe të heqë dorë nga 8 milionë dollarë, ndërkohë që ai do të arkëtonte rreth 8 ose 10 herë më shumë.

“Për momentin të gjitha sfidat janë anuluar. Gjithsesi, nëse Eddie Hearn më thotë se do të zhvilloj një duel me Fury me dyer të mbyllura, jam gati ta zhvilloj atë. Ky është një shans që nuk do ta lë të më ikë”, – tha Joshua.

“Ekonomikisht edhe unë, si e gjithë bota, do të pësoj një goditje nga kjo sfidë pa tifozë, por për të mirën e sportit, jam gati. Do të heq dorë nga 8 milionë dollarë për këtë mundësi për të dueluar me Furyn”, – përfundoi Anthony Joshua.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN