06.06.2020 - 08:16
INGREDIENTËT
- 300-400 gr kallamare
- 4-5 thelpinj hudhër
- 1-2 kokrra domate e prerë
- 400 ml salcë
- Kripë
- Rigon
- Piper
- Pluhur hudhre
- Rozmarinë
- Spec djegës
- Uthull/ verë e bardhë
- Sheqer
- Lëng nga zierja e kallamarëve
UDHËZIMET
- Kallamarët i ziejmë jo plotësisht, i nxjerrim dhe i presim në copa.
- Vendosim hudhrën në tigan në zjarr mesatar me vaj, spec djegës, rozmarinë, pluhur hudhre për aromatizim.
- Shtojmë kallamarët e zier dhe të prerë dhe kaurdisim.
- Në vazhdim, shtojmë domatet dhe vendosim kapakun.
- Kur domatet humbin volumin, shtojmë sheqerin dhe uthullën e përziejmë dhe më pas shtojmë salcën e domates.
- Ndërkohë që zihet shtojmë nga lëngu i zierjes së kallamarëve dhe shtojmë me erëzat e listuara më lart.
- I lemë të ziejnë për disa minuta dhe më pas i kalojmë në tava balte duke spërkatur me pak vaj.
- Kush i preferon pikante mund të shtojë sasinë e specit djegës në tavën respektive të baltës.
- I pjekim në 180 gradë derisa të krijojnë një cipë dhe kallamarët të jenë gatuar sa duhet.