MENU
klinika

Kategoria e Parë

Kastrioti bën detyrën, Besa përmbys Pogradecin

14.06.2020 - 18:11

Kategoria e Parë ka vijuar me ndeshjet e play-off. Kanë përfunduar dy ndeshjet e Grupit A, ku Besëlidhja ka mposhtur Erzenin në Lezhë, me rezultatin 4-2, ku në ndeshje ka pasur 3 penallti, dy për vendasit dhe një për miqtë nga Shijaku.

Një fitore që u shkon për shtat vendasve që duan vendin e dytë, ndërsa Kastrioti ka mposhtur Korabin me rezultatin 0-2 në transfertë, por që sfida është luajtur në Kamzë, me krutanët që “saldohen” në krye.

GRUPI A

Besëlidhja – Erzeni  4-2

E.Hoxha 23’ (11-m), 45’, 75’ (11-m), Fetaj 61’ / Çutra 58’, Rezi 64’ (11-m)

Korabi – Kastrioti 0-2

Çela 49’ , Ajazi 90’

Ndërkohë, në Grupin B, sfidë interesante mes Besës dhe Pogradecit, e luajtur në Shijak, ka përfunduar me rezultatin  3-2 për verdhezinjtë, që me këtë fitore janë edhe vetë në lojë për t’u ngjitur dhe gara është bërë më interesante. Nesër në Fier luan Apolonia me Lushnjën.

GRUPI B

Besa – Pogradeci 3-2

Onu 1’, B.Lila 55’, Conceicao 70’/ Liçkollari 9’, Alillari 42’

Apolonia – Lushnja

nesër

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN