MENU
klinika

"Receta e mamit"

Kek dietik me bazë tërshëren

06.06.2020 - 10:20

INGREDIENTËT

  • 10 lugë tërshërë
  • Gjysëm gote kos grek
  • 1 hurmë arabie
  • 1 fik i thatë
  • 1 lugë gjelle kakao
  • 150 gr qiqra te ziera
  • Gjysëm banane
  • 1 lugë gjelle gjalpë kikiriku
  • 1 lugë gjelle mjaltë

UDHËZIMET

  1. Në një blendër hidhni tërshërën, fikun,hurmën dhe kakaon dhe frulojini deri sa të bëhen një masë e njëtrajtshme.
  2. Masën hidheni në enën ku doni të bëni ëmbëlsirën.
  3. Në blendër hidhni qiqrat, bananen, mjaltin, gjalpin e kikirikut dhe i grini derisa të krijohet masa dhe i shtoni kosin.
  4. Hidheni masën sipër shtresës së parë dhe futeni në ngrirje për 30 minuta.
  5. Para se ta shërbeni dekorojeni me cokollatë të shkrirë.