MENU
klinika

Vetëm ferrotat 10 mijë euro

Kostot e një aksidenti në Moto GP

15.06.2020 - 16:40

Ashtu si edhe Formula 1, për të mbajtur një skuteri në MotoGP duhet të shpenzon shuma marramendëse. Nëse për ekipet që do të garojnë në Formula 1 duhet të zotërosh një buxhet jo më të vogël se 40 milionë euro, Moto GP duhet të sigurojë një shumë prej 2 milionë euro vetëm për mirëmbajtjen e motorit.

Diçka të tillë e ka zbuluar inxhinieri i Cal Crutchlow, Christophe Bourguignon, i cili ka zbuluar se një aksident me pasoja në motor i kushton shtrenjtë skuderisë. Ai zbuloi se vetëm grupi i frenave kushton 10 mijë euro, ndërsa shtoi se kosto e një aksidenti me një motor të Moto GP varion nga 15 mijë deri në 100 mijë euro.

Pra, edhe një rrëzim sado i vogël i motorit mund të shkaktojë problemeve të mëdha për ekipin, si ekonomik ashtu edhe në aspektin e kohës. Disqet e frenave janë prej karboni dhe sa herë që mjeti prek zhavorrin disqet mund të shkatërrohen.

Christophe tregon se ndërrimi i tyre ndodh pas çdo gare, pasi konsumimi është i madh dhe nuk të jep siguri që në pistën e ardhshme të lëvizësh me një shpejtësi prej 300 km/orë. Por kush është pjesa që ndërrohet më rallë? Inxhinieri zbulon se motorri është ai që nuk ndryshohet thuajse kurrë gjatë një edicioni të Moto GP për shkak të fortësia e pjesës metalike që e mbulon e mbron me 90% nga goditjet e jashtme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN