MENU
klinika

Moto GP

Rossi ndërron vendin me Quartararo?

09.06.2020 - 17:09

E ardhmja e Valentino Rossit mbetet ende në ajër. Marrëveshja dy vjeçare e Yamaha me talentin në rritje, Fabio Quartararo, ka lëkundur jo pak pozitat e 9 herë kampionit të Moto GP, i cili është mes dy zgjedhjeve: tërheqjes përfundimtare dhe largimit drejt një skuderie tjëtër.

Petronas SRT shihet si destinacioni më ideal për italianin dhe një gjë të tillë ia sugjeron edhe piloti që do e zëvendësojë te Yamaha, Quartararo. Në një intervistë për “AutoSport”, francezi pohon se Petronas ka një organizim mjaft solid dhe është një alternativë mjaft e mirë për Rossin për të zgjatur karrierën e tij në Moto GP.

“Nuk e di se si funksionon një ekip zyrtar por dyshoj se është më profesionist se i yni. Mund të them se është një familje!” – tha Quartararo. Gjithashtu, ai kërkon nga tifozët e Yamaha që të respektohet për talentin që ai zotëron dhe të mos cilësohet si një zëvendësues i thjeshtë i italianit.

Në rast se firma mes Rossit dhe Petronas do të konkretizohej, do të ishte dhe një shkëmbim kokë më kokë mes dyshes, Quantararo-Rossi. Sipas të gjitha gjasave, Quantararo do të ketë si shok skuadre te Yamaha, Marvick Vinales, partner i Rossit në edicionet e fundit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN