MENU
klinika

Tirana nuk njeh rivalë në futboll

Kryeqyteti bardheblu, edhe U-19 shpallet kampion

21.06.2020 - 14:57

Kryeqyteti vishet i gjithi bardheblu. Ekipi i parë kryeson në Superligë, Tirana U-17 mori kupën dhe kampionatim, ndërsa njësoj triumfon edhe ekipi U-19. Skuadra e radhës që u dorëzohet bardhebluve është sërish Partizani.

Ndryshe nga derbi i U-17, ky ka rezultuar të jetë një duel më i luftuar dhe rrjedhimisht më i bukur. Pas një lufte të ashpër në mesfushë dhe rastesh sporadike të të dyja skuadrave, është ekipi i Tiranës, që gjen rrugën e rrjetës në minutën e 30-të me Andri Stafën.

Në minutën e 82-të skuadra e Partizanit fiton një penallti dhe e shndërron në gol, duke barazuar shifrat. Kur ndeshja po shkonte drejt barazimit, Andri Stafa merr situatën në dorë dhe i rihap rrugën e triumfit skuadrës së tij. Talenti arriti të shënojë një “perlë” nga goditja e dënimit.

Në fund Partizani shkon i gjithi para dhe u jep mundësinë bardhebluve të shënojnë edhe dy gola të tjerë me Avdiun dhe Elezin, duke vulosur rezultatin e ndeshjes në 4-1 dhe u shpallur kampionë të Kategorisë Superiore, Grupi A.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mposht Partizanin në derbi

Tirana U-17 triumfon edhe në kampionat