MENU
klinika

'Grabitësi i karburantëve'

OFL i kërkon justifikimin e pasurisë Aleksit të ‘tmerrshëm’

01.06.2020 - 11:43

Mes katër personave të cilëve ju kërkua justifikimi i pasurisë nga OFL brenda 48 orëve është edhe Aleks Prifti nga Berati.

Ai është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie” e kryer në bashkëpunim;

Arrestimi i tij u bë në gusht të 2017 gjatë operacionit të koduar “Fuel Thieves”. Asokohe ai banonte në Tiranë por kapja e tij u bë në Durrës. Brenda tri ditëve, ai kishte kryer 7 vjedhje me armë e dhunë.

Më konkretisht, gjatë datës 01, 02, 03 dhe 04 gusht 2017, ky shtetas ka kryer 7 vjedhje me armë dhe dhunë në disa pika karburantesh në qytete të ndryshme të Shqipërisë si edhe ka tentuar të vjedhë me armë një argjendari në qytetin e Lushnjës.

Gjithashtu ky shtetas është person me precedent kriminal edhe në Greqi, Belgjikë e Itali.

Dyshohet se ai e kishte kryer aktivitetin kriminal në Belgjikë përgjatë viteve 2005-2007. Por ndërsa hetohej nga belgët, ai i humbi gjurmët.

Nga verifikimet ka rezultuar se në 2008, Aleks Prifti, është dënuar në Greqi për “Vjedhje me dhunë dhe goditje për shkak të detyrës të një punonjësi policie”.

Burimet policore thanë se edhe gjatë kohës që ishte në burg në Greqi, dyshohet se ai kërcënonte biznesmenë në Urën Vajgurore, duke iu vënë gjoba.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Amnistia fiskale/ Rama: Asnjë shans për pastrim parash

“Përjashtohen kategorikisht të gjithë politikanët me…”

Nis lufta kundër krimit

Anti-KÇK zbret sot në terren

Kush është në shënjestër?

“Forca e Ligjit” zbarkon edhe në Shkodër