Konstandin Satha ishte një historian grek i lindur në Athinë dhe vdiq në Paris. Është konsideruar themelues i studimeve bizantine dhe pas bizantine. Deri në vitin 1895 botoi studimet: “Kryengritjet e viteve greke 1648-1715”, 1865; “Anekdoda greke” në dy vëllime, 1867; “Studime historike”, 1870; “Letërsia greke 1453-1821”; “Monumente të historisë greke” në 9 vëllime, Paris, 1890; “Bibloteka mesjetare 1824-1862” në 7 vëllime etj.
Botimet e tij kanë material me vlerë për historinë e vendit tonë s sidomos për shekujt e mesjetës. Për luftëtarët shqiptarë dhe për Mërkur Buan shkruan: “Ata janë luftëtarë të disiplinuar, ndjekin rregullat e luftës, janë të zotët në det dhe marinarë të shkëlqyer…”
Porti i Ulqinit kishte 500 anije që peshkonin gjithë Mesdheun.
Konstandin Satha i kushtoi një rëndësi të veçantë studimit të kronikantit venedikas Stefano Manjos ku ky i fundit i kishte mbajtur informacion për islamizimin e shqiptarëve pas vdekjes së Skënderbeut dhe aktivitete ushtarake të osmanëve në Shqipëri.
Pjesë nga kronika e Stefano Manjos
Për kryengritjen shqiptare dhe për kthimin e Gjon Kastriotit në Shqipëri, 1481
…Duke qënë Sulejman Alibeu Eunuku bejlerbeu i Rumelisë, me shumë nozullim erdhi në Vlorë për t’i dërguar ndihmë qytetit të Otrantit, por mbasi pa se vendi i Shqipërisë ishte çuar në kryengritje (ndihmën) e dërgoi në qytetin e Shkodrës, që e forcoi prej frike se mos pushtohej nga popujt e tjerë; kjo u muar më 15 shtator.
Mbasi popujt e vendit që ishte i Gjergj Kastriotit, të quajtur Skënderbe, në pjesën e Shqipërisë, patën dërguar (për të thirrur) në Pulje Gjonin, birin e tij, që të shkonte të merrte zotërimin e tij duke u gjetur ai në lëmin e luftës me dukën e Kalabrisë (Mbretin e Napolit), e dërgoi në disa galera të flotës së vet mbretërore, bashkë me një kushëririn e tij dhe shumë shqiptarë që kishte me vete, burra të vlefshëm, me të cilat (galera) dërgoi edhe kaldin prej Korone, i cili kishte ikur prej krahut të Majnës.
Me ato galera, Gjoni qe bajtur në kufijt të Durrësit që ishte i të atit të tij, ku zbriti dhe qe praruar për zot nga ata popuj.
Si e dërgoi këtë, bejlerbeu që gjendej në Vlorë për të ndimuar qytetin e Otrantit dërgoi në atë vend një sanxhakbe të vetin 2 mijë vetë kundër tij.
…Ndërkaq, mbasi shkoi në ato anë të Shqipërisë Gjon Kastrioti me katër galerat e flotës mbretërore që e kishin sjellë atë në ato anë bashkë me Kladin prej Korone, i cili kishte ikur nga krahu i Manjes, shkuan duke plaçkitur nëpër ato bregore në dëm të turqve dhe që andej kaluan nga Vlora te malet e Himarës, të vendosura në bregdetin, në kufij të vendit të Vlorës dhe më këtë, u çuan popujt e asaj malësie, që janë më shumë se 50 fshatra, dhe dëbuan turqit dhe fituan lirinë.
Pjesë nga kronika e Stefano Manjos – Për ekspeditën e Sulltan Bajazidit në Himarë, 1492
Sulltani mbërriti në Gjirokastër…
Turqit e ardhur kundër Korfuzit i ranë himarës dhe shkretuan vendin.
Himariotët e braktisën fushëm dhe u tërhoqën nëpër male e fortesa mbasi u forcuan përmbi dy male u shtrënguan (aty) si në fortesa; dhe mbasi u bë luftë, me marrëveshje njërin prej atyre (maleve) e morën (turqit) dhe të gjithë atyre që gjetën brenda saj prej… vjeç e lart ua thyen krahë e këmbë dhe i hodhën prej malit.
Gratë me të miturit i dërguan në Vlorë.
…Dhe duke qënë lqmi i luftës keq për ushqime, sulltani, mbasi kishte shtënë në dorë të gjithë zonën; përveç majave (të maleve) e hoqi lëmin dhe flota u kthye në Vlorë për t’u çarmatosur…
Mbasi u hoq pothuajse lëmi, prapë mbetën disa (turq) për të kryer shkatërrimin e atyre maleve ku qëndronin shqiptarët… dhe me datën 15 tetor merret lajmi se njerëzit e sulltanit kishin rënë në marrëveshje me atë të Himarës që të rrethonin fortesën e Himarës e të Sopotit dhe t’i jepnin haraç sulltanit.