Fundjavë rekordesh në Bundesligën gjermane, dy prej të cilëve erdhën në ndeshjen kryesore të javës së 30-të të saj, Bayer Leverkusen-Bayern Munich. Të besuarit e Hans Flick dolën triumfatorë me shifrat 4-2, me një prej golave që u shënua nga sulmuesi më në formë i momentit, Robert Lewandowski.
Polaku plotësoi pokerin duke shënuar dhe golin e 30 në kampionat dhe të 44 në të gjithë kompeticionet gjatë këtij sezoni. Gol që forcon pozitat e tij në garën për “Këpucën e Artë”, ndërsa tenton të kalojë këtë kuotë të cilën e arriti dhe në sezonet 2015-2016 e 2017-2018.
Gjithashtu, me 4 ndeshje në dispozicion, Lewa është vetëm një gol larg për ta shndërruar këtë edicion në sezonin më të mirë në aspektin personal në Bundesliga dhe të përpiqet t’i afrohet një goleadori të lindur si Gerd Müller, i cili mban edhe rekordin me 40 gola të shënuar brenda një sezoni futbollistik.
Në “BayArena” ishte mbrëmje rekordesh. Talenti i Leverkusen, Florian Wirtz vendosi rekordin si shënuesi më i ri në Bundesliga. Ai realizoi në moshën 17 vjeç e 34 ditë. Këtë rekord e mbante Nuri Sahin prej nëntorit të 2005.
Një tjetër rekord, por këtë herë negative nga ndeshjet e kësaj javë në Bundesliga e vendosi futbollisti i kombetares shqiptare për Klaus Gjasula. Mesfushori i Paderborn mori kartonin e 16 të verdhë në 26 ndeshje të zhvilluara këtë sezon.