MENU
klinika

Bundesliga, java 30

Bayern “tallet” me Leverkusen, rekord i Gjasulës

06.06.2020 - 16:39

Pesë fitore radhazi pas rifillimit të Bundesligës që nga 17 maji dhe Bayern Munchen po shkon drejt titullit të tetë radhazi, të 30-in në histori. Bavarezët fituan 2-4 në transfertën e vështirë me Bayer Leverkusen, sukses që erdhi me përmbysje.

Ndeshja nisi keq për kryesuesit, pasi Lverkusen shënoi në minutën e 10 me Alario. Por Bayern më pas dominoi dhe arrin të barazojë me Coman në 27’, pas pasimit fantastik të Goretzka. Përmbysja vjen në fundin e pjesës së parë.

Fillimisht është Goretza që realizon në 42’, ku sërish Muller bëhet protagonist me assist, ndërsa Gnabry con shifrat në 1-3 në 45’. Me këtë rezultat mbyllet fraksioni i parë dhe Bayern ndihet më i qetë psikologjikisht.

Goditjen përfundimtare do ta jepte Lewandowski në 66’, kur shënon golin e katërt. I 30-i gol për sulmuesin polak në 30 javë, 3 më shumë se Immobile në Europë, por italiani ka më shumë ndeshje në dispozicion, 12, ndërsa Lewa-s i mbeten edhe 4. Goli i vendasve në ’89 me Witz nuk ndikon në rezultat.

Në ndeshjet e tjera, ka rënë në sy surpriza e Paderborn i vendit të fundit, që ndal 1-1 Leipzig. Ndonëse në fushën e tyre, lojtarët e Nagelsmann, pasi shënuan, mbetën me 10 lojtarë dhe miqtë nga Paderborn përfitojnë në fund.

Por ajo që ra në sy është rekordi i Klaus Gjasulës, që ka marrë kartonin e 16-të të verdhë në 26 ndeshje aktivizim, duke barazuar polakun Tomas Hajto, që në 1999 kishte marrë po kaq të verdhë. Mesfushori shqiptar mund ta kalojë këtë rekord negativ në 4 javët e mbetura. Në dy ndeshjet e tjera u dhanë këto rezultate: Frankfurt-Mainz 0-2 dhe Dusseldorf-Hoffenheim 2-2.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN