MENU
klinika

Mbrojtësi shqiptar

Marash Kumbulla është i Lazios!

26.06.2020 - 12:06

Marash Kumbulla te Lazio! Kështu e hap faqen e parë prestigjiozja italiane “Corriere dello Sport”, që i ka dedikuar një faqe speciale transferimit të mbrojtësit shqiptar nga Verona në kryeqytet. Marrëveshja nuk është firmosur akoma.

Presidenti i Lazios, Lotito, dhe ai i Verona-s, Setti, kanë darkuar bashkë në “Villa San Sebastiano” dhe akordi në parim është arritur. Një operacion që kushton 27 deri në 28 milionë euro. Është një transferim klasik që Lazio bën edhe me shkëmbime lojtarësh.

Rreth 20 milionë euro do të jenë cash, ndërsa për të shkuar te shuma e lartpërmendur, Lazio ofron Cristiano Lombardi, që trajneri i Verona-s, Juric, e pëlqen shumë dhe mbase edhe  mesfushori polak Dziczek.

Emrat e tjerë të mundshëm që mund të përdoren për shkëmbim janë: Maistro, Kiyine, Durmisi dhe Berisha. Paratë plus dy lojtarë për të arritur shumën totale 27-28 milionë euro. Lazio duket se ka mposhtur konkurrencën mes Interit dhe Juventus. Kumbulla do të jetë mbrojtësi i së ardhmes.

Një djalë i ri me përvojë tashmë në Serie A gati për t’u rritur te skuadra bardhekaltër, atje ku do të gjejë Igli Taren dhe Thomas Strakoshën. Edhe tifozët lacialë e kanë mirëpritur këtë lajm. Në rrjetet sociale ata kanë shkruar: “Mirë se vini Kumbulla! Vitin tjetër super mbrojtje me Acerbi dhe Luiz Felipe ”. Ose një koment tjetër: “Ne po ju presim, sezonin e ardhshëm do të luani në Ligën e Kampioneve”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ditë vendimtare për shqiptarin

Presidenti i Lazios futet vetë për Kumbullën