MENU
klinika

Ditë vendimtare për shqiptarin

Presidenti i Lazios futet vetë për Kumbullën

25.06.2020 - 12:59

Dy ditët e ardhshme janë vendimtare për fatet e Marash Kumbullës. Kjo pasi një nga gazetarët më të besuar për çështjet e merkatos në Itali, Gianluca Di Marzio ka deklaruar se pritet që të ketë një takim mes presidentit të Lazios, Claudio Lotito dhe atij të Veronës, Setti.

Sipas gazetarit, lacialët kanë ftuar presidentin e Veronës në Romë dhe kjo do të thotë se kryeqytetasit janë të bindur se oferta e tyre është më e mirë se e Interit. Aktualisht, zikaltrit kanë vendosur në tavolinë 25 milionë euro, ndërsa tashmë mbetet për t’u parë shifra e Lazios.

Ndërkohë, ajo që bën edhe më serioze këtë situatë është edhe angazhimi personal i presidentit Lotito, i cili zakonisht nuk përfshihet në negociata të drejtpërdrejta duke qenë se deri më tani, drejtori Tare i ka përmbushur pritshmëritë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN