MENU
klinika

Serie A, Java 27

Tre shqiptarë në fushë, fiton Napoli i Hysajt

23.06.2020 - 20:45

Pas Kupës së Italisë, Napoli ka fituar me shumë vuajtje ndaj Veronës me rezultatin 0-2 në transfertë. Marash Kumbulla dhe Amir Rrahmani kanë humbur derbin e tyre të shqiptarëve kundër Elseid Hysajt dhe për fatin e mirë të gjithë luajtën si titullar.

Pjesa e parë u mbyll më mirë për miqtë që gjetën golin me anë të Milik. Sulmuesi shënoi me kokë në minutën e 38′ pas një vendosjeje të gabuar të mbrojtjes. Milik fluturoi mbi të gjithë dhe arriti të mposhte portierin vendas për 0-1.

Pjesa e dytë pa Veronën më të rrezikshme, por që nuk gjeti golin e barazimit, edhe kur e gjetën, u anulua nga VAR. Kur mendohej se vendasit mund të shënonin është Napoli i Gattusos që gjen golin e sigurisë. Lozano i shmanget mbulimit të Rrahmanit dhe gjen rrjetën në të 90′ për 0- 2.

Një gabim në mbulim i mbrojtësit të Kosovës. Ndërsa Cagliari ka fituar me vuajtje ndaj SPAL me rezultatin 0-1. Miqtë gjetën golin në minutën e 90’+3′ me anë të Simeones. Një gol që vlen 3 pikë për ekipin e Cagliarit. Për SPAL mungoi portieri Etrit Berisha i dëmtuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN