MENU
klinika

Serie A, Java 27

Juventus rikthehet me dyshen Ronaldo-Dybala

22.06.2020 - 22:42

Pas dy ndeshjeve zhgënjyese në Kupë, ku nuk shënoi gol, Juventus është rikthyer në kampionat me fitore, duke fituar 2-0 në Bologna. Një sukses që e shkëput 4 pikë nga Lazio e vendit të dytë, por bardhekaltrit kanë një ndeshje më pak.

“Zonja e Vjetër” fitoi një penallti me anë të De Ligt që u rrëzua në zone në minutën e 23-të. U desh ndërhyrja e VAR-it për të akorduar 11-metërshin, ndërsa Cristiano Ronaldo përshëndeti rrjetën për 0-1. Portugezi çlirohet duke shënuar pas dy ndeshjeve zhgënjyese në Kupë.

Ndërsa Dybala ka dërguar topin në rrjetë në minutën e 36′. Argjentinasi i dha qetësinë skuadrës së tij për 0-2. Një aksion model i kampionëve me De Ligt që gjen mirë në sulm Bernardeschin. Ky i fundit me finte pason mjaft bukur për argjentinasin e më pas Dybala shpalos klasin e tij me një supergol.

Në pjesën e dytë Sarri nxjer nga loja Pjanic dhe Dybala, duke kryer 4 zëvendësime, ndërsa Danilo i futur në 66’ merr dy kartonë të verdhë, në 82’ dhe 91’, duke lënë Juven me 10 vetë. Gjithsesi, Juventus fiton pastër 2-0.