MENU
klinika

Serie A, Java 27

“Poker” i Milan, Europa edhe më afër

22.06.2020 - 20:31

Milan, pas eliminimit të Kupa e Italisë, e ka rinisur shumë kampionatin, duke fituar 4-1 në transfertë ndaj Lecce-s. Një fitore që e afron shumë ekipi kuqezi me zonën europiane

U shënuan dy gola të shpejtë. Ekipi kuqezi shënoi i pari në minutën e 26′ me anë të Castillejos. Turku Calhanoglu pasoi në qendër të zonës dhe shoku i tij i ekipit e shtyu drejt rrjetës. Fatmirësisht për “Djallin” ndërhyri teknologjia dhe anuloi një gol të vendasve.

Pjesa e dytë u fut me një ritëm të shpejtë. Të dy ekipet dhuruan shumë në fushën e lojës, teksa u shënuan 3 gola në 3 minuta. Lecce barazoi rezultatin në minutën e 54′ me penallti. Ishte Mancosu që mposhti Donnarumma-n për 1-1. Një gëzim që zgjati shumë pak, pasi Bonaventura në të 55′ dhe Rebic në 57′ cuan shifrat në 1-3.

Milani shënoi më pas edhe golin e katërt. Një superaksion i “Djallit” i finalizuar nga Leao në minutën e 72′. Aksion i rrjedhshëm, me Contin që futi një top fantastik drejt zonës për të riun që nuk gaboi për 1-4. Një humbje që rëndon për Leccen, skuadër që rrezikon shumë.

Ndërsa ndeshja tjetër e mbrëmjes, Fiorentina-Brescia ka përfunduar 1-1. Një pikë vlen pak për Fiorentinën në një ndeshje shtëpie, pasi ende rrezikon rënien, ndërsa Brescia është thuajse e rënë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN