MENU
klinika

Kampioni i boksit

Mayweather rendit 5 më të mirët, habit me zgjedhjet

15.06.2020 - 13:59

Shumë prej tifozëve e konsiderojnë si boksierin më të mirë që është ngjitur në ring dhe këtë duket se e mendon edhe vetë ai. Përtej modestisë, Floyd Mayweather nuk i ka kursyer thumban për kundërshtarët e tij, teksa ka përpiluar një listë me 5 boksierët më të mirë të historisë.

Kur të gjithë prisnin ndonjë emër tjetër, Mayëeather nuk i ka lënë shumë vend imagjinatës, duke konfirmuar se është ai boksieri më i mirë në histori. Rezultat që Mayweather i ka dhënë edhe një shpjegim. Sipas tij, kundërshtarët me të cilët është përballur kanë qënë tepër të fortë, ndërsa gjithçka e ka arritur brenda pak kohësh.

Në vendin e dytë në klasifikimin e Mayweather gjendet boksieri nga Panamaja, Roberto Duran, teksa podiumi plotësohet nga amerikani, Pernell Whitaker. Vendin e katërt e mban meksikani Julio Cesar Chavez, ndërkohë që vetëm vendi i pestë për legjendën Muhammed Ali.

Por pse vendi i pestë për Ali? Mayweather e ka një përgjigje. Humbjet ndaj Leon Spinks i kanë kushtuar shtrenjtë atij, duke humbur pozicione në preferencat e britanikut. Një tjetër befasi është fakti që në listën e preferencave të Mayweather mungon ish-kampioni i peshave të rënda, Mike Tyson, arsyeje për të cilën, Mayweather ka refuzuar ta jap një shpjegim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dy duele për boksierin e pamposhtur

Mayweather në ring për 350 milionë dollarë