MENU
klinika

Dy duele për boksierin e pamposhtur

Mayweather në ring për 350 milionë dollarë

06.03.2020 - 17:04

Boksi duket do të provojë të tjera emocione. Floyd Mayweather ka mbërritur në Britaninë e Madhe, ku do të qëndrojë këtë javë për të promovuar një rikthim të mundshëm në ring në gjysmën e dytë të 2020-ës.

Boksieri amerikan, qw numwron 50 fitore e asnjë humbje në karrierë, synon që nga ky rikthim në ring të arkëtojë 350 milionë dollarë. Duke folur para publikut, Mayweather konfirmoi se ndaj Conor McGregor, në vitin 2017, arkëtoi 300 milionë dollarë, por sipas tij kjo shumë ishte e vogël. Ndaj, ai synon të arkëtojë 350 milionë në dy duelet e radhës, mundësisht ndaj Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor.

“Kur vendosa të bëj vetë promotorin dhe organizatorin e dueleve të mia, për herë të parë arkëtova 8 milionë dollarë. Me kalimin e kohës fitova 32 milionë dollarë dhe e kuptova që ishin pak. Kështu që nisa të fitoj 50 milionë dollarë, 100 milionë dhe gjithnjë thoja se janë pak parà”, – tha Mayweather.

“Më pas kalova në 100 milionë, në 300 milionë dhe për mua gjithnjë është pak. Tani synoj të kaloj nga 300 milionë në 350 milionë dollarë dhe shpresoj që këtë shumë ta realizoj këtë vit”, – u shpreh boksieri i pamposhtur amerikan.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN