MENU
klinika

Boksieri poston dy foto

Duel me McGregor apo Khabib? Intrigon Mayweather…

20.01.2020 - 11:41

Dy foto intriguese të postuara nga boksieri amerikan Floyd Mayweather kanë bërë bujë sot te dashamirësit e arteve marciale mikes, por edhe të boksit.

Pas fitores së Conor McGregor ndaj Donald Cerrone (UFC-246), boksieri amerikan ka postuar një foto ku paralajmëron një tjetër duel mes tij dhe irlandezit.

Por jo vetëm kaq, pasi Mayweather ka postuar edhe një foto të dytë, ku ai është bashkë me Khabib Nurmagomedov, duke lënë të hapur mundësinë për një duel me rusin.

Pra, viti 2020 mund të zyrtarizojë rikthimin në ring të Mayweather, që numëron 50 fitore dhe asnjë humbje. Mayëeather ka deklaruar disa herë që do të rikthehet në vitin 2020 dhe se po bashkëpunon me Dana White, presidentin e UFC-së.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Duel mes Khabib dhe Mayweather?

“Në xhungël ka vend vetëm për 1 mbret”