Presidenti Donald Trump është përplasur me shumë aleatë të SHBA. Por me kancelaren gjermane Angela Merkel, ai duket se ka një armiqësi të veçantë.
Njoftimi i papritur i Trump se ai do të zvogëlojë trupat amerikane në Gjermani në gjysmë në 25,000, është kulmi i tensioneve midis drejtuesve të dy kombeve më të populluara të aleancës perëndimore.
Trump e quajti Gjermaninë një “delikuente” të Nato, një referencë për dështimin e saj për të përmbushur një objektiv të shpenzimit të dy përqind të PBB-së për mbrojtjen, dhe tha, “ata na trajtojnë shumë keq lidhur me tregtinë”.
Episodi i fundit erdhi pasi Merkel refuzoi e Trumpit për të mbledhur Grupin e Shtatë të liderëve në Uashington këtë muaj.
Trump e shtyu samitin, dhe tha se ai do të ftojë edhe liderë të tjerë, përfshirë presidentin rus Vladimir Putin, i cili u përjashtua pas aneksimit të Krimesë.
Ndërsa zëdhënësi i Merkel përmendi shqetësimet e shëndetit publik, Trump kishte shpresuar të tregojë një rikthim në normalitet në Shtetet e Bashkuara, ndërsa kërkon një mandat të dytë në zgjedhjet e 3 nëntorit.
Zgjedhjet e Trumpit 2016 tronditën aleatët e SHBA por shumica u përpoqën të merreshin me të.
Merkel që në fillim nuk e fshehu përçmimin e saj për Trump.
Disa muaj pasi Trump e mori detyrën, Merkel tha se Shtetet e Bashkuara nën udhëheqjen e Trump dhe Britania, që votoi për tu larguar nga BE, nuk ishin më partnerë të besueshëm dhe se Evropa “duhet të merrte fatin e saj në duart e veta”.
Trump nga ana e tij, në vitin 2018, ai shkroi në Twitter se gjermanët po “ktheheshin kundër udhëheqjes së tyre”.
Trump – vetë me prejardhjen gjermane – është përleshur shpesh me gra të fuqishme, duke marrë tone të mprehta personale me rivalët vendas përfshirë Hillary Clinton dhe Nancy Pelosi.
Sudha David-Wilp, një bashkëpunëtor në Fondin Gjerman Marshall të Shteteve të Bashkuara, tha se gjinia mund të ishte një factor në këto sulme.
Dhe në personalitet, “Presidenti Trump dhe Kancelarja Merkel janë të kundërt,” tha ajo/
David-Wilp tha se marrëdhëniet amerikano-gjermane mund të përmirësohen nëse Trump humbet kundër kandidatit të Demokratëve Joe Biden.
Gjermania, e cila mbajti një qëndrim të ashpër gjatë krizës ekonomike të Greqisë, kohët e fundit ka treguar një anë më të butë në mbështetjen e një pakete lehtësimi pas pandemisë për kontinentin.
“Këto çështje nuk do të zhduken. Por nën udhëheqjen e Biden, sigurisht që do të ketë një përpjekje për të riparuar dëmin që është bërë, “tha David-Wilp.
Përkthyer dhe përshtatur nga AFP/ Konica.al