MENU
klinika

Nuk ka një mandat të pestë

Merkel e vendosur, jo më në krye të Gjermanisë!

05.06.2020 - 13:06

Një tjetër mandat si kancelare?

Angela Merkel ka hedhur poshtë thashethemet se ajo po kërkon një mandate të pestë si udhëheqëse gjermane.

“Unë nuk e mendoj,” insistoi udhëheqësja 65-vjeçare gjatë një interviste të enjten në TV. “E kam thënë shpesh.”

Kancelarja ishte zotuar që në vitin 2018 që të hiqte dorë kur qeveria e saj e tanishme të largohet nga detyra në fund të vitit 2021. Po atë vit, ajo pretendoi se nuk kishte interes për të marrë përsipër ndonjë post tjetër pasi të mbaronte mandati i saj aktual, raportoi Associated Press.

Asnjë pasardhës i dukshëm i Merkel nuk ka dalë ende, duke përfshirë drejtuesen e partisë së Merkel, Annegret Kramp-Karrenbauer, e cila shpalli në fillim të këtij viti se ajo nuk do të kandidojë për kancelare, sipas AP.

Merkel dhe partia e saj e qendrës së djathtë të Bashkimit Demokratik të Krishterë kanë përjetuar një rritje të vlerësimit të miratimit që nga fillimi i shpërthimit të COVID-19.

Në fillim të prillit, 72% e qytetarëve gjermanë të anketuar thanë se ishin të kënaqur nga trajtimi i saj i krizës, në të cilën ajo zbatoi një qasje të rreptë dhe të shumëanshme, raportoi Deutsche Welle.

Ndërsa kombet e tjera të Evropës Perëndimore si Mbretëria e Bashkuar, Franca, Spanja dhe Italia janë shkatërruar nga pandemia e koronavirusit, Gjermania, një komb me 83 milion banorë, ka konfirmuar 8,635 vdekje, sipas gjurmuesit shëndetësor Universiteti Johns Hopkins.

Vendimi I Merkel bëri bujë javën e kaluar kur ajo refuzoi ftesën e Presidentit Trump për të marrë pjesë në samitin e ardhshëm të G7 në Camp David, duke përmendur frikën nga COVID-19. Një ditë më vonë, presidenti e shtyu ngjarjen për në Shtator, raportoi Daily News.

“Unë po e shtyj sepse nuk e ndiej se G7 nuk përfaqëson siç duhet atë që po ndodh në botë,” tha Trump më 30 maj.

Ai gjithashtu bëri thirrje për të mirëpritur Rusinë, e cila u largua nga G8 e atëhershme për aneksimin e rajonit të Krimesë nga Ukraina.