Prej më shumë se një muaji Mike Tyson po stërvitet fort për të bërë një ndeshje bamirësie. Edhe pse janë lakuar shumë kundërshtarë, Tyson ende nuk e ka zgjedhur. Së fundmi, ai ka refuzuar një shumë prej 15 milionë eurosh për të dueluar ndaj veteranit të MMA-së, Wanderlei Silva.
Natyrisht, dueli do të ishte në boks, që do të ishte i vlefshëm për eventin e “Bare Knuckle”. 53-vjeçari Tyson do të rikthehet në ring së shpejti për të zhvilluar disa duele “show”, por rikthimin kërkon ta bëjë të fuqishëm dhe aludohet për Holyfield.
Mësohet se ish-boksierit i është ofruar një mundësi e artë dhe një shumë e mirë për të dueluar ndaj Silva, por nuk ka pranuar. “Më ofruam 10 milionë dollarë dhe përqindjen nga shitjet PPV (pay per vieë-paguaj për ta parë). Unë pranova menjëherë, por jo Mike Tyson. Unë shpresoj që ata të arrijnë ta bindin”, – tha Silva, 44 vjeç.