MENU
klinika

Aksident i rëndë në Elbasan

Motori përplaset me makinën e policisë, vdes 65-vjeçari

17.06.2020 - 15:02

Një person ka humbur jetën mesditën e sotme në Elbasan, si pasojë e një aksidenti rrugor.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Labinot Fushë, ku një motor është përplasur me makinën e policisë.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i motorit, një 65-vjeçar me inicialet K.M.. Ai u dërgua menjëherë në spital pas aksidentit, por nuk mund t’i mbijetonte plagëve të marra. Shkak i aksidentit tragjik dyshohet të ketë qenë lagështira në rrugë, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Njoftimi i plotë i policisë:

Elbasan/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, është përplasur mjeti i policisë me një  motoçikletë dhe për  pasojë është plagosur drejtuesi i motoçikletës shtetasi K.M.,  65 vjeç, banues në  Elbasan,  i cili ndëroi jetë në Spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Pamje të mrekullueshme nga Fushë Struda

FOTO/ Dëbora zbardh edhe zonat malore të Librazhdit

Punonjësi i bashkisë u rrëzua nga vinçi

Shpallet në kërkim përgjegjësi i tij në Elbasan

Dyshohet se abuzuan me të riun me aftësi të kufizuara

Dalin para gjykatës të arrestuarit në Elbasan