Rinisja e NBA-së nuk ka për të qenë aspak e lehtë. Turneu i ndërprerë për shkak të koronavirus që prej marsit, do të nisë më 31 korrik në Orlando. Por lajmet e orëve të fundit nga Florida nuk janë aspak të mira. Në kontenë e Orange County, aty ku do të luhen ndeshjet e NBA-së, janë regjistruar 167 raste me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.
Në total, në këtë zonë janë konfirmuar gjatë kësaj jave 186 raste me koronavirus, ndërkohë që javën e kaluar ishin regjistruar vetëm 54 raste. Kjo ka krijuar jo pak panik te drejtuesit e NBA-së dhe skuadrat, që në mesin e korrikut do të shkojnë në Orlando për të vijuar fazën përgatitore.
NBA ka vendosur të kryejë teste çdo dy ditë, por frika sërish është e madhe. Të gjitha skuadrat, plot 22 të tilla, që do të gumbullohen në Orlando për të vijuar kampionatin e NBA-së, çdo 48 orë lojtarët stafi dhe shoqëruesit të kryejnë testin anti Covid 19.
Testet do të nisin nga 23 qershori, kur do të nisin stërvitjet e para në grup. Ekipet do të mbërrijnë në Orlando në datat 7-9 korrik dhe nga kjo datë do të nisin testet anti-Covid çdo dy ditë.
Rinisja e kampionatit është planikuar të ndodhë më 31 korrik në Orlando, ku 22 skuadrat do të luajnë fillimisht nga 8 ndeshje për të kompletuar sezonin e rregullt. Më pas, 8 ekipet më të mira në secilën Konferencë do të vijojnë fazën play-off. NBA parashikon të kryejë rreth 15 mijë teste anti-Covid deri në fund të këtij sezoni.