MENU
klinika

Sezoni nis më 31 korrik

50 lojtarë të NBA, frikë për të luajtur

13.06.2020 - 14:19

Rinisja e sezonit 2019-2020 në NBA mund të ketë disa surpriza. Disa lojtarë kanë shprehur dyshimet e tyre për rikthimin në fushë për shkak të frikës nga koronavirus.

Gjatë një video-konference që drejtuesit e NBA-së kanë zhvilluar së fundi me lojtarët rreth 40-50 prej tyre kanë shprehur frikën për të shkuar në Orlando, qytetin ku do të zhvillohe pjesa e mbetur të sezonit.

Zyrtarisht, asnjë lojtar nga 22 ekipet që do të vijojnë garën nuk ka refuzuar të zbresë në fushë, por ata kanë shfaqur frikën e tyre. Dyshimet më të mëdha vijnë nga lojtarët që luajnë për ekipet që nuk kanë shumë shanse për të tuar titullin.

NBA ka vendosur që lojtarët që nuk do të paraqiten të zëvendësohen nga të tjerë. Kjo do të ndodhë edhe në rast se ata dëmtohen apo dalin pozitiv me koronavirus.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Legjenda e NBA i prekur nga ngjarjet në SHBA

Michael Jordan, 100 mln dollarë kundër racizmit