MENU
klinika

Më 17 qershor

Ndeshjet me të cilat rinis Premier League

03.06.2020 - 12:42

Premier League është gati të rifillojë më 17 qershor. Ndeshja e parë është vendosur të jetë mes Aston Villa dhe Sheffield United. Kjo sfidë do të zhvillohet në orën 18:00, ndërsa dy orë më vonë Manchester City do të presë Arsenalin.

Këto dy ndeshje janë të prapambetura, ndërsa java e 30-të nis e barabartë për të gjithë më 20 qershor me ndeshjen Bournemouth-Crystal Palace në orën 19:45. Kalendari i plotë do të shpallet këtë javë.

Por nëse klubet, futbollistët dhe stafi po bëjnë shumë kujdes dhe po zbatojnë me përpikmëri masat ndaj Covid-19, në jetën e përditshme anglezët nuk e bëjnë këtë. Kjo ka shqetësuar trajnerin e Liverpulit, Jurgen Klopp, i cili ka folur në lidhje me masat e marra në Angli.

 

“Ne po veshim maska, po zbatojmë të gjitha rregullat në klub, por nuk e kuptoj pse nuk i zbatojnë të gjithë në Angli. Futbollistët kanë jetën e tyre larg kampit ku stërviten. Ne shkojmë në karburante, markete, dyqane të ndryshme, por kur të tjerët nuk zbatojnë rregullat, na rrezikojnë edhe ne.

Ndjesë, por gjermanët i zbatojnë me përpikmëri dhe ndoshta ja pse atje u luajtën 4 javë futboll. Sa i përket festës me tifozët për titullin, herët apo vonë do të ndodhë kjo” – u shpreh Jurgen Klopp.

Liverpool kryeson bindshëm me 25 pikë para vendit të dytë dhe titulli nuk duket problem, një titull që rikthehet pas 30 vitesh. Tifozët e kuq ka vite që e presin, por mbase deri në fund të korrikut epidemia mund të jetë zhdukur dhe kështu mund të organizojnë spektaklin e dëshiruar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN