MENU
klinika

Premier League, Java 30

Nuk ka fitues në derbin e Liverpool

21.06.2020 - 21:00

Ritëm po, ndeshje e luftuar si gjithnjë, por në fund mes Everton dhe Liverpool është mbyllur 0-0. Ky barazim nuk u bën dëm skuadrave, me Liverpool që herët a vonë do të shpallet kampion.

Ndeshja ka filluar me një minutë heshtje dhe një ulje në gjunjë nga ana e lojtarëve dhe arbitrave në mbështetje të luftës kundër racizmit. Gjithsesi, Mane duket se ka harruar për një moment dhe sapo arbitri ka vërshëllyer është nisur me vrap në sulm. Më pas, është kthyer dhe është ulur në gjunjë si të tjerët.

Vendasit e Everton kanë shkuar shumë afër fitores në minutën e 81-të, kur goditja e Tom Davies është ndalur nga shtylla. Liverpool-i kryeson Premier League me një avantazh prej 23 pikësh ndaj Manchester City-t (ka një ndeshje më pak) kur kanë mbetur edhe tetë javë për t’u luajtur.

Everton-i i Carlo Ancelotti-t, nga ana tjetër, është në vendin e 12-të të renditjes me 38 pikë, tetë larg zonës europiane dhe njëmbëdhjetë larg zonës së ftohtë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN