MENU
klinika

Sopranoja serbe fjalë zemre

Nuk ka politikë të marrë, as urrejtje në art! Urime, Ramë Lahaj!

21.06.2020 - 13:53

       Pak ditë më parë, tenori i njohur shqiptar, Rame Lahaj, ka publikuar këngën ‘Khtehu rini’, këngë kjo, tejet emocionuese, që vjen si dedikim për të rinjtë e vendit, si një thirrje për të mos lënë vendin, raporton KultPlus.

Videos së postuar në rrjetin social Facebook, Lamaj i ka bashkangjitur edhe një mbishkrim ku ka shtjelluar më gjerë, arsyet që e kanë shtyrë drejt publikimit të kësaj këngë.

&;

Ndërkaq, ajo çfarë ka marrë vëmendje në videon e publikuar të tenorit, ka qenë komenti i sopranos së mirënjohur serbe, Olivera Topaloviç, e cila, ka shprehur konsideratat më të mëdha për Lahajn.

“Nga thellësia e zemrës time serbe, e dua, BRAVO Lahaj Ramë! Është aq e bukur dhe në këtë muzikë, këndimi juaj është i plotë sepse këndoni me gjithë shpirt – nuk ka politikë të marrë dhe aq shumë urrejtje, midis nesh, dy njerëzve në muzikë. Uroj kaq shumë, që bukuria dhe dashuria të fitojnë! Urime, është e mrekullueshme.” – ka komentuar sopranoja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Së bashku për Skënderbeun”

Artistët shqiptarë koncert në Itali