MENU
klinika

Kumbulla i ftohtë për merkaton

“Nuk më intereson nëse më kërkon Juve apo Inter”

21.06.2020 - 11:51

Marash Kumbulla e rinisi shumë me Verona-n, si në planin individual, ashtu edhe atë ekipor, pasi fitoi 2-1 ndaj Cagliari-t, kur skuadra ka luajtur për shumë minuta me 10 lojtarë.

Mbrojtësi shqiptar është nga më të kërkuarit në merkato nga klube shumë të mëdha, por në një intervistë për mediet italiane pas ndeshjes, 20-vjeçari shprehet se nuk është aspak i ndikuar nga zërat e tregut futbollistik.

Kishim një dëshirë të madhe për t’u kthyer në fushë. Ishte një fitore e bukur, të gjithë luajtëm mirë, disa prej nesh shkëlqyen. Nuk jemi akoma në 100%, por stërvitjet po na ndihmojnë të kthehemi gradualisht ata që ishim në muajin mars.

Ftohtësia ime në lidhje me interesimin e Juventusit dhe Interit? Kështu jam unë. Le të themi se kjo është meritë e atyre që më rrethojnë: shokëve të skuadrës, trajnerit dhe klubit, të cilët më kanë ndihmuar shumë“, – deklaroi 20-vjeçari.

Kumbulla mbrëmë nuk u driblua asnjëherë dhe arriti të pastrojë zonën e tij nga rreziku në plot 16 raste. E humbi topin vetëm katër herë dhe fitoi 4 nga 5 duele ajrore. Ai klub që do arrijë ta bëjë të tijin do jetë me fat. Pasoi 47 herë për shokët e tij me një skatësi prej 94%.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Edy Reja: Kumbullën ia sugjerova Napolit

“Italia nuk e grumbulloi, e mora te Shqipëria”