MENU
klinika

"Receta e mamit"

Pasta me salcë avokadoje dhe misër, një drekë e mrekullueshme!

04.06.2020 - 07:30
INGREDIENTËT
  • 500 gram pasta
  • 2 avokado të qëruar
  • 2 thelpinj hudhre
  • Gjysmë gote borzilok të freskët
  • Dy lugë gjelle lëng limoni
  • Vaj ulliri
  • 200 gram domate të vogla
  • Misër i zier
  • Kripë
  • Piper i zi

UDHËZIMET

  1. Si fillim vëmë ujin të vlojë për makaronat.
  2. Pasi uji të ketë valuar vemë makaronat të ziejnë.
  3. Marrim përbërësit që të përgatitim salcën me avokado.
  4. Në një blender hedhim avokadon, hudhrën, borzilokun, lëngun e limonit, kripën dhe piperin.
  5. Gjatë procesit të përzierjes shtojmë ngadalë vajin e ullirit.
  6. Pasi të kemi kulluar pastat u shtojmë salcën e përgatitur bashkë me domatet e vogla dhe misrin.
  7. Shërbejini të ngrohta.