MENU
klinika

"U Doni Gjoni, biri i Bdek Buzuku..."

Pasthënia dhe kuptimi i Mesharit të Gjon Buzubut

29.06.2020 - 06:52

Gjon Buzuku mendohet të këtë lindur në fshatrat e bregut perëndimor të Liqenit të Shkodrës dha ka jetur ne Venedik, ku shumë familje refugjatësh shqiptarë janë shpërngulur pas pushtimit turk ti Shkodrës, më 1479. Veprën “Meshari” e shkroi nga 20 mars 1554 deri më 5 janar 1555. Për botimin e saj ai thotë se ka hasu disa vështirësi. Ndërsa në kohën e Reformës ai ka mundur te realizojë përkthimin e veprës. Në kohën e Kundërreformës gjatë Inkuizicionit, Kisha ka ndaluar veprat në gjuhën vendase.

Meshari u zbulua rastësisht, më 1740, nga Gjon Nikollë Kazazi prej Gjakove,që ishte aqipeshkv i Shkupit. Libi i Buzukut mendohet të jetë shtypur në Vendeik me alfabet latin, duke shtuar disa shenja cirilike për tingujt shqip.

Meshari përbëhet nga 188 faqe të cilat përmbajnë 154 000 fjalë. Ky libër përmban Librin e orëve dhe Librin e meshës, prandaj dhe u quajt Meshar. Pjesa më e madhe e veprës përbëhet nga pëkthime prej Dhjatës së vjetër dhe të Re. Atje gjenden shumë lutje e rite fetare, fragmente nga psalmet dhe litanitë katolike.

Puna krijuese me një gjuhë ende të pashkuar e ë pakultivuar ne letërsi, mjeshtëria artistike dhe mesazhi i lartë , e bëjnë këtë libër me një rëndësi të madhe për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare.

Buzuku përdor gegënishten veriore me trajta që më vonë do të vihen re në toskërisht e në të folmet e arbëreshëve, gjë që dëshmon se dialektet e shqipes në shekullin XVI ishin të afërta me njëra – tjetrën.

Në pasthënien e tij autori dëshmon se meqenëse në shqip mungon shkrimi i shenjtë, ai ndërmerr këtë veprim kulturor për të ndritur mendjet e shqipëtarëve.Në studimin e tij Cabej vuri në dukje se shtatë psalmet tl Mesharit kanë bukuinë e një vepre letrare-artistike.

Ja Pasthënia e Mesharit:

“U Doni Gjoni, biri i Bdek Buzukut, tue ụ kujtuom shumë herë se gluha jonë nukë kish gjā të ṇdigluom ṇ së Shkruomit shenjtë, ṇ së dashunit së botësë sanë desha me ụ fëdigunë, për sā mujta me ditunë, me zdritunë pak mendetë e atyne qi tӫ ṇdiglonjinë, përse ata të mundë mernë sā i naltë e mujtunë e i përmishëriershim anshtë Zotynë atyne qi ta duonë ṃ gjithë zemërë. U lus ṃbas sodi mā shpesh te uini ṃ klishë, përse ju kini me gjegjuni ordhëninë e Tinëzot. E atë në ṃbaronjënë, Zotynë të ketë mëshërier ṃbi ju. E ata qi ṷ monduonë djerie tash, mā mos u mondonjënë. E ju t ini të zgḭiedhunitë e Tinzotë. E përherë Zotynë kā klenë me jū, ju tue ṇdjekunë të dërejtënë e tue lanë të shtrembënënë. E këta ju tue bām, Zotynë ka me shtuom ṇdër jū, se të korëtë taj të ṇglatetë djerie ṇ së vjelash, e të vjeltë djerie ṇ së mbjellash. E u mā duo tӫ ṃbaronj vepërënë teme, Tinëzot tue pëlqyem, Ņdë vjetët M. D. L. IV. njëzet dit ṇdë mars zuna ṇfill, e ṃbarova ṇdë vjetët ṇjë M. D. L. V. ṇdë kallënduor V dit. E se për fat në keshë kun ṃbë ṇdonjë vend fëjyem, u duo tuk të nukë fajtë, aj qi të jetë mā i ditëshim se u, ata faj e lus ta trajtojnë ṇde e mirë. Përse nukë çuditem se në paça fëjyem, këjo tue klenë mā e para vepër e fort e fështirë për të vepëruom ṃbë gjuhët tanë. Përse ata qi shtamponjinë kishnë të madhe fëtigë, e aqë nukë mundë qëllonjinë se faj të mos banjinë, përse përherë ṇdaj ta nukë mundë jeshë; u tue ṃbajtunë një klishë, ṃbë të dȳ anët më duhē me sheryem. E tash u jam ṇfalë gjithëve, e lutëni Tenëzonë ende për muo”.