MENU
klinika

"Receta e mamit"

Patate, të pjekura me proshutë të tymosur

07.06.2020 - 11:14
Persona: 6
Koha e përgatitjes: 10 minuta
Koha e gatimit: 50 minuta

INGREDIENTËT

  • 3 patate të mëdha
  • 200 gram me proshutë të tymosur, prerë në shirita të hollë
  • 1 filxhan me djathë çedar të grirë imët
  • 6 vezë

UDHËZIMET

  1. Merrni patatet dhe i qeroni. Me anë të një luge të posaçme u hiqni pjesën e brendshme dhe i ndani përgjysmë. Tani i vendosni në tavë, me një distancë nga njëra tjetra.
  2. I mbështillni patatet me proshutën e tymosur të prerë në shirita të hollë. Veproni kështu më të gjitha.
  3. Tani i vendosni në furrë të piqen në temperaturë 200 gradë Celsius, për 45 minuta.
  4. Pasi i keni nxjerrë i mbushni me djathë çedar. Tek secila thyeni një vezë të plotë.
  5. E vendosni përsëri në furrë në 200 gradë, përreth 6-12 minuta.
  6. Super mëngjesi juaj është gati!