MENU
klinika

VIDEO

Për herë të parë, WiFi nën ujë

16.06.2020 - 13:43

Deri me tani lidhja me internet eshte mundesuar kudo, por nen uje ishte e pamundur. Gjjithsesi ka lajme te mira dhe te habitshme.

Shkencëtarët kanë ndërtuar një sistem që vepron si një përforcues WiFi për zhytësit në det, duke i lejuar ata të ndajnë imazhe në kohë reale me kompjuterët në sipërfaqe. E quajtur “Aqu-fi”, teknologjia përdor valët e radios për të transmetuar të dhëna nga smartphonet e zhytësve në një Raspberry Pi të bashkangjitur me veshjet e tyre nënujore.

Të dhënat dërgohen duke përdorur rrezet LED, që mundësojnë dërgimin e të dhënave në kompjuterët në sipërfaqe përmes satelitit, duke i përthyer më pas të dhënat në imazhe dhe video.

Studiuesit thonë se sistemi është i aftë të ‘ngarkojë dhe shkarkojë multimedia midis dy kompjuterëve të vendosur disa metra larg në ujë,’ me transferimin e të dhënave në 2.11 megabajt për sekondë.