MENU
klinika

"Receta e mamit"

Petulla me domate dhe djathë, të pjekura në furrë

05.06.2020 - 07:01

INGREDIENTËT

  • 200 gram miell
  • 2 lugë gjelle djathë parmigiano i grirë imët
  • 10-12 pomodorini
  • 100 gram rikota
  • 1 vezë
  • 1 lugë çaji pluhur pjekës
  • ¾ e gotë ujë ambienti
  • 4 gjethe borziloku
  • pak rigon

UDHËZIMET

  1. Në një tas vendosim 1 vezë të plotë. Shtojmë në të pak kripë, piper të zi dhe i përziejmë mirë.
  2. Shtojmë dy lugë gjelle djathë parmigiano, miellin, 1 lugë çaji pluhur pjekës, ujë ambienti pak nga pak dhe i përziejmë me lugë druri.
  3. Presim domatet në kubik të vegjël dhe i shtojmë tek brumi.
  4. Shtojmë edhe borzilokun e copëtuar dhe rikotën.
  5. I përziejmë mirë, shtoni rigonin.
  6. Në një tepsi me letër pjekjeje vendosim një 1-2 lugë gjelle nga masa për petullat, për secilën petull.
  7. Kështu veproni deri në fund duke i vendosur me një distancë nga njëra tjetra.
  8. I fusni në furrë për 25-30 minuta derisa të marin një ngjyrë kafe të artë.
  9. Shijojini të ngrohta!