MENU
klinika

I dënuar për kërcënim dhe presion

Presidenti i FFK urdhërohet të kryejë 9 muaj burg

03.06.2020 - 11:57

Futbolli në Kosovë është trazuar. Gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar një urdhër ndaj presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, për t’u paraqitur pranë qendrës së vuajtjes së dënimit në kryeqytetin e Kosovës për të kryer dënimin 9-mujor për kanosje dhe përfitim pasuror në rrugë të dhunshme.

Mediet kosovare publikuan urdhrin e lëshuar nga Kryetarja e Gjykatës së Prishtinës Afërdita Bytyçi. Vetë Ademi ka bërë me dije se nuk ka marrë një urdhër zyrtar, por gjithsesi, ndoshta është çështje orësh, pasi ekziston një urdhër me firmë dhe vulë.

Ademi është dënuar për veprën penale të kërcënimit dhe presionit me qëllim përfitimi material në periudhën 12 korrik 2012-12 shtator 2012. Së bashku me të dënuarin tjetër Muharrem Ramën, Ademi akuzohet se ka kërkuar nga Dritëro Kadolli të paguhet 30 mijë euro në dorë nga, ose të merrte një makinë tip “BMË X5”, e cila do t’i ofrohej Kryetarit të Asamblesë Komunale, Sami Hamiti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Lanë Kosovën për Shqipërinë

I ikën 2 lojtarë, reagon presidenti i FFK-së

Anëtar i KE-së në UEFA

Kundër Serbisë, Kosova ka edhe Dukën

Futbolli bashkon Kosovën me Shqipërinë

Kupa “Nënë Tereza”, projekti shkon në UEFA