MENU
klinika

CNN

Pse qindra banorë në Mianmar, nuk dinë asgjë për covid-19?!

24.06.2020 - 11:36

       Ndërprerja e rrjetit, po sjell pengesë në informimin e banorëve, për covid-19. Qindra mijëra njerëz të bllokuar në afërsi të luftimeve të ashpra në perëndimin e largët në Mianmar, mund të mos dinë asgjë koronavirusin, pas ndërprerjes vjetore të internetit, sikur deklarojnë grupet për të drejtat e njeriut, raporton CNN.

Qershorin e kaluar, qeveria e Mianmarit, udhëhequr nga Këshilltari për Shtetin Aung San Suu Kyi, ndërpreu qasjen në internet në nëntë qytete në zonë, për shkak të shqetësimeve se lajmet në internet po ishte përdoreshin për të nxitur përleshjet midis ushtrisë dhe kryengritësve në vend.

Një qytezë e rivendosi shërbimin e internetit gjatë majit, por rreth tetë të tjera, me një popullsi të prej thuajse 800,000 banorësh, mbeten në terr informativ.

“Human Rights Watch” dhe “Amnesty International”, thonë se mbyllja e zgjatur përbën rrezik, jo vetëm sepse po ndalon njerëzit të raportojnë abuzimet e mundshme të të drejtave themelore të njeriut – por, sepse i ka shkëputur ata nga fushatat e shëndetit publik, në lidhje me pandeminë.

 

“Me një konflikt të armatosur midis ushtrisë së Mianmarit dhe ushtrisë Arakan, në shtetin Rakhine, mes një pandemie, është e rëndësishme për civilët, të marrin informacionin e nevojshëm për arsye sigurie” – theksoi gjatë deklaratës për mediet, Linda Lakhdhir, këshilltare juridike për Azinë, pranë “Human Rights Watch”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mjeku i QSUT: Mos prisni ulje të shifrave me të infektuar

‘Agresiviteti i Covid-19 nuk është ulur, në qarkullim janë dy lloje virusesh’